Sipas informacioneve fillestare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30.
Dyshohet se incidenti ka ndodhur pas një aksidenti në trafik, ku dy persona ishin përfshirë fillimisht në përplasje, ndërsa më pas konflikti ka eskaluar në plagosje me thikë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën se një person është lënduar nga një mjet i mprehtë. I njëjti ka pranuar trajtim mjekësor”, deklaroi Pllana.
